Politologu dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Jasmin Mujanoviq ka reaguar pas raportimit të portalit boshnjak Detektor për praninë e bashkëpunëtorëve të presidentit amerikan Donald Trumpit në një tubim parazgjedhor të partisë së Milorad Dodikut, SNSD.
“Mediat boshnjake kanë identifikuar njerëz të lidhur me Shtëpinë e Bardhë, Alex Garcia, James Blair, Andrew H. Smith dhe, me sa duket, Chris LaCivita, në fotografitë e një tubimi parazgjedhor të regjimit secesionist në Bosnje, të mbështetur nga Kina dhe Rusia, i cili i ka angazhuar ata, siç ka raportuar New York Times”, ka shkruar Mujanoviq në X.
Bosnian media have identified White House-linked operatives Alex Garcia, James Blair, Andrew H. Smith, and (apparently) Chris LaCivita in photos of a pre-election rally of Sino-Russian backed secessionist regime in Bosnia which hired them, as NYT reported. https://t.co/LzHQt58SEZ
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) October 19, 2026
Detektor raportoi se, përmes fotografive dhe videove, ka konfirmuar praninë e Garcias, Blairit dhe Smithit në tubimin përmbyllës të SNSD-së së Dodikut, më 2 tetor në sallën Borik të Banjallukës. Portali identifikoi edhe një person që i ngjan LaCivitas, por theksoi se nuk mund ta konfirmonte me siguri identitetin e tij.
Sipas raportimit, në tubim ishin përfaqësues të së paku tri kompanive amerikane që punojnë për Qeverinë e entitetit Republika Srpska. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse angazhimi i paguar me mjete publike i ka shërbyer edhe fushatës partiake.
Drejtoresha e Transparency International në Bosnje e Hercegovinë, Ivana Korajliç, tha se vetëm pjesëmarrja në tubim nuk përbën shkelje. Megjithatë, sipas saj, nëse këshillimi i partisë është paguar nga buxheti, kjo do të përbënte një keqpërdorim që duhet hetuar.

