KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë

Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë

Muhamet Hasani ka bërë të ditur se është liruar nga akuza me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas një procesi gjyqësor që, sipas tij, ka qenë i gjatë dhe emocionalisht i vështirë.

Përmes një reagimi publik, Hasani ka shprehur kënaqësinë për vendimin e gjykatës, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe ka besuar në pafajësinë e tij dhe në drejtësinë e vendit.

Ai ka treguar se ishte përballur me akuza në një rast të rëndë kriminal, ku persona të përfshirë në veprimtari kriminale dyshohet se kishin kamufluar lëndë narkotike në mallrat që transportoheshin nga Turqia. Sipas Hasanit, fakti që ishte pronar i një kompanie të transportit të mallrave e kishte vënë atë përballë akuzave, ndonëse, siç pretendon ai, nuk kishte pasur asnjë përfshirje në veprimtarinë kriminale.

“Pronësia e një kompanie nuk është krim! Të ofrosh shërbime transporti nuk të bën trafikant! Dhe askush nuk duhet të përgjigjet penalisht për veprimet e të tjerëve pa u provuar fajësia e tij”, ka shkruar Hasani.

Ai ka bërë të ditur se, ndërsa vetë është liruar nga akuza, personat e tjerë të përfshirë në rast janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata.

Në reagimin e tij, Hasani ka përshkruar edhe vështirësitë personale dhe familjare gjatë periudhës së përballjes me drejtësinë, duke thënë se akuzat kishin rënduar mbi të dhe familjen e tij, si dhe kishin dëmtuar reputacionin e ndërtuar ndër vite.

Pas vendimit lirues, ai ka thënë se kërkesa e tij e vetme tashmë është përmbushur.

Postimi:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.