Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka theksuar nevojën për një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në meritë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetin social amerikan X pas pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, Mucunski tha se diskutimet u përqendruan në të ardhmen e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Ai theksoi se integrimi gradual mund të jetë një instrument i vlefshëm vetëm nëse shërben si urë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe jo si një “dhomë pritjeje e përhershme” për vendet aspirante.
Mucunski riafirmoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e reformave dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.
Sipas kryediplomatit maqedonas, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përbën një interes të përbashkët strategjik që kontribuon në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës.
“Momenti për zgjerimin është këtu. Varet nga të gjithë ne që ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Mucunski.
LEXO:
- Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
- “Spider-Man: Brand New Day” thyen një tjetër rekord, duke kaluar 700 milionë dollarë në kinematë amerikane
- Serbia i cakton një muaj paraburgim Dugagjin Maxhunit, Daçiq thotë se ai “ka kryer krime lufte” në Gjakovë
- De Jong shpërthen ndaj gazetarit të njohur spanjoll: Ka thënë shumë gënjeshtra për mua
- Komuna e Prishtinës: Pretendimet e Vetëvendosjes për refuzim të qasjes janë të pavërteta
- Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
- DMSH: Janë shuar 31 zjarre, 10 zjarre janë aktive dhe 3 nën kontroll
- Halle Berry feston 60-vjetorin me foto ‘të nxehta’: Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët
