KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski-Hoxha: Në përvjetorin e tragjedisë së Koçanit Shqipëria qëndron pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Mucunski-Hoxha: Në përvjetorin e tragjedisë së Koçanit Shqipëria qëndron pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski njofton se ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria, Ferit Hoxha.

Gjatë bisedës është riafirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në bisedë, konfirmuam kënaqësinë tonë të ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve, duke theksuar gatishmërinë tonë për t’i përmirësuar ato më tej.

Diskutuam gjithashtu perspektivën evropiane të dy vendeve dhe aktivitetet e përbashkëta në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe projektin e Korridorit 8, i cili përfaqëson një prioritet të përbashkët me rëndësi për të dy vendet, lidhjen dhe zhvillimin rajonal.
Theksova veçanërisht rëndësinë e pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri, e cila përfaqëson një urë të rëndësishme miqësie dhe kontribuon më tej në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Diskutuam gjithashtu për Liqenin e Ohrit, detyrimet që rrjedhin nga UNESCO, si dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të rajonit”, shkruan Mucunski në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha në profilin e tij në rrjetin social X shkruan se për Shqipërinë, Maqedonia e Veriut nuk është vetëm një vend fqinj dhe mik, por edhe një aleat i çmuar i NATO-s dhe një partner i ngushtë rajonal.

“Në përvjetorin e tragjedisë në Koçan, përsërita solidaritetin tonë dhe angazhimin e fortë të Shqipërisë për të qëndruar pranë institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në momentet që kërkojnë solidaritet, mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim më të fortë rajonal”, shkruan Hoxha./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.