Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, në një rrëfim të fundit ka folur për humbjen e motrës dhe përjetimet e rënda që ka kaluar.
Ajo tha se pas vdekjes së motrës, jeta e saj ka ndryshuar, transmeton Klankosova.tv
“Ne kemi qenë të treja si tre pika uji, por nuk i dalim dot vullnetit të Zotit. Është djegur shpirti deri aty sa të thashë që kam zgjedhur vërtetë që publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, për katër muaj. Ishte një bombë e madhe. Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle, e kam shpirtin në zi. Megjithatë jam një femër e fortë dhe nuk do doja të prekem sepse kam punuar me veten para se të vija. Ajo ishte një thesar për familjen tonë”, u shpreh Ingrit Gjoni në emisionin ‘Live me Luizin’ në TCh.

