Bologna ka shënuar fitore 2-0 në udhëtim ndaj Cagliarit, në ndeshjen e xhiros së tetë në Serie A.
Pas një pjese të parë pa gola, miqtë kaluan në epërsi në minutën e 57-të me Nicolo Casalen, ndërsa Federico Bernardeschi vulosi fitoren në minutën e 80-të, duke realizuar nga penalltia.
Me këtë fitore, Bologna e kalon Sassuolon në tabelë dhe ngjitet në vendin e 13-të me tetë pikë, ndërsa Cagliari zbret në pozitën e tetë.
Në xhiron e ardhshme, Bologna do të përballet me Milanin në udhëtim, kurse Cagliari do të luajë kundër Romës në Olimpico.
Burimi: klankosova.tv ↗

