KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

MPB: Ka rezerva të formularëve për patentë shofer, nuk është e vërtetë se ka mungesë

MPB: Ka rezerva të formularëve për patentë shofer, nuk është e vërtetë se ka mungesë

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar pretendimet për mungesë të formularëve për patentë shoferi, duke theksuar se institucioni ka rezerva të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme.

Sipas MPB-së, nuk ka asnjë mungesë dhe procesi i marrjes së patentë shoferit po zhvillohet normalisht.

“Ministria e Punëve të Brendshme i demanton ashpër dezinformatat e publikuara në rrjetet sociale për një mungesë të pretenduar të formularëve për leje drejtimi. Për opinionin publik bëhet e ditur se nuk ka asnjë mungesë, përkundrazi, MPB ka siguruar rezerva që janë të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme.

Termini për fotografimin e qytetarëve merret brenda vetëm një dite, ndërsa patentë shoferi përgatiten dhe lëshohen brenda disa ditësh, shumë më herët se afati i përcaktuar me ligj.

Apelohet që të mos përhapen dezinformata që krijojnë konfuzion te qytetarët”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.