Yan Diomande po fiton besimin e Jose Mourinhos te Real Madridi dhe shihet si zëvendësuesi kryesor i Vinicius Juniorit për përballjen ndaj Barcelonës, më 25 tetor.
Sulmuesi 19-vjeçar shkëlqeu në fitoren 4-1 ndaj Sevillas, duke shënuar një gol dhe duke krijuar raste të rrezikshme.
Deri tani, ai ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në 11 ndeshje zyrtare.
Mourinho vlerëson shpejtësinë dhe aftësitë e tij në driblim, ndërsa El Clasico do të jetë prova e madhe për të dëshmuar se mund ta përballojë përgjegjësinë në mungesë të Viniciusit./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

