KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho dhe Reali në dilemë: Ylli i madh drejt largimit

Mourinho dhe Reali në dilemë: Ylli i madh drejt largimit

Real Madridi po e rishikon të ardhmen e Endrickut dhe nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi brazilian të largohet sërish në huazim para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sipas Marca, drejtuesit madrilenë janë të shqetësuar se 20-vjeçari mund të mos ketë hapësirën e nevojshme për të luajtur rregullisht sezonin e ardhshëm, sidomos nëse realizohet transferimi i pritshëm i Yan Diomandes në “Santiago Bernabéu”.

Trajneri Jose Mourinho fillimisht kishte planifikuar ta mbante Endrickun në skuadër, por klubi tashmë po vlerëson nëse një tjetër huazim do të ishte zgjidhja më e mirë për zhvillimin e tij.

Endrick la përshtypje pozitive gjatë periudhës së tij te Lyon në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke forcuar bindjen e Real Madridit se ai mbetet një projekt afatgjatë për klubin.

Megjithatë, me konkurrencën që pritet të rritet në repartin ofensiv, drejtuesit e Realit nuk duan të rrezikojnë që progresi i tij të ngadalësohet për shkak të mungesës së minutave.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar, por “Los Blancos” po peshojnë mundësinë e një largimi të përkohshëm për ta ndihmuar brazilianin të fitojë më shumë përvojë dhe hapësirë në fushë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.