KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

Motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamion në Istog

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Veriq të Istogut, ku janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Me datë 27.07.2026, rreth orës 12:17, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Veriq-Istog. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe autoambulanca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi, motoçiklistit”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedurat e parapara, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.