Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona të vendit parashihen reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.
Burimi: klankosova.tv ↗

