KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Moti në Shqipëri, shi e shtrëngata

Moti në Shqipëri, shi e shtrëngata

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezentë me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore, por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi

deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.