Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në zonën lindore e jug të vendit.
Vranësirat e dendura në relievet kodrinore –malore në lindje jug do të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, si dhe shtrëngata të izoluara gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era, e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

