Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alternime të herëpashershme vranësirash kryesisht mesatare në pjesën e parë të ditës, ndërsa pas orëve të mesditës do të mbizotërojë mot i kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/


