KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Mos klikoni në linqe të dyshimta”, Policia apelon qytetarët për mesazhet mashtruese

“Mos klikoni në linqe të dyshimta”, Policia apelon qytetarët për mesazhet mashtruese

Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se është identifikuar një SMS tjetër mashtrues që po shpërndahet, përsëri kinse në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linqe të ndryshme.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia e Kosovës apelon qyetarët që të mos klikojnë në linqe të dyshimta.

“Mos jepni të dhëna bankare apo personale. Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve. Në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni menjëherë, raportojeni tek autoritetet përkatëse, kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna, raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192, qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.