Malisheva po kryeson me 2:1 ndaj Llapit në pjesën e parë të ndeshjes së javës së 15-të të Superligs në “Liman Gegaj”.
Vendasit e hapën takimin duke shënuar në minutën e 23-të, kur Xhemal Ibishi e çoi Malishevën në avantazh. Llapi u përgjigj menjëherë. Në minutën e 25-të, Fiton Ademi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Malishevës dhe barazoi në 1:1.
Por. skuadra e Malishevës arriti të mbyll pjesën e parë me epërsi.
Kështu në minutën e 40-të, Kreshnik Uka e riktheu epërsinë për Malishevën dhe e solli ekipin në pushim me 2:1./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

