KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Moldavia hap linjën e re energjetike me Rumaninë, synon të shkëputet nga varësia ruse

Moldavia hap linjën e re energjetike me Rumaninë, synon të shkëputet nga varësia ruse

Moldavia ka inauguruar një linjë të re të tensionit të lartë që lidh qytetin e Vulcanestit me kryeqytetin Kishinjev, duke forcuar lidhjen energjetike me Rumaninë dhe rrjetin elektrik evropian.

Presidentja moldave, Maia Sandu, tha se projekti rrit sigurinë energjetike të vendit dhe zvogëlon varësinë nga furnizimet ruse. Ajo njoftoi gjithashtu se janë planifikuar edhe dy linja të tjera të energjisë drejt Rumanisë.

Linja e re me kapacitet 400 kilovolt pritet të zvogëlojë varësinë nga centrali elektrik Cuciurgan, në rajonin separatist të Transnistrisë, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë edhe komisionerja evropiane për Energji, Marta Kos, e cila theksoi se lidhja e re i mundëson Moldavisë të blejë energji nga tregjet ku çmimet janë më të favorshme.

Projekti vjen në kuadër të përpjekjeve të Kishinjevës për diversifikimin e burimeve energjetike dhe afrimin me Bashkimin Evropian, në një kohë kur vendi përballet me mungesa të gazit dhe pasiguri në furnizim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.