KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë

Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë

Luka Modric ka ndihmuar Kroacinë të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pas fitores 2-1 ndaj Ganës, duke pranuar se po përpiqet të shijojë çdo moment të asaj që mund të jetë faza e fundit e karrierës së tij.

Në një intervistë për Onda Cero, ish-mesfushori i Real Madridit u shpreh i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij kombëtar.

“Objektivi ynë i parë ishte të kalonim grupin dhe e arritëm. Jemi shumë të lumtur”, tha Modric.

Modric vlerësoi gjithashtu paraqitjen ndaj Ganës si më të mirën e turneut deri tani, por shtoi: “Shpresoj që ndeshja e radhës të jetë edhe më e mirë”.

Duke folur për të ardhmen e tij, kroati pranoi se po i afrohet fundit të karrierës.

“E di që jam në një moshë ku fundi po afrohet. Po mundohem të shijoj çdo stërvitje dhe çdo ndeshje”.

Modric u pyet edhe për rikthimin e Jose Mourinhos te Real Madridi, duke reaguar me humor.

“Jo, jo, nuk duhet të më telefonojë”, tha ai duke qeshur.

“I uroj gjithmonë fat. Është një nga trajnerët më të mirë dhe kam një respekt e dashuri të veçantë për të”, përfundoi ylli kroat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.