KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mitrovica ‘nën vëzhgim’, nis instalimi i kamerave të sigurisë në gjithë qytetin

Mitrovica ‘nën vëzhgim’, nis instalimi i kamerave të sigurisë në gjithë qytetin

Kryetari i komunës së Mitrovicës Faton Peci, ka deklaruar se Komuna e Mitrovicës po ndërmerr hapa për të rritur sigurinë publike përmes vendosjes së kamerave të sigurisë në gjithë qytetin.

Sipas tij, procesi ka nisur me instalimin e kamerave në objektin e komunës dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij viti me zgjerimin e rrjetit të monitorimit në hapësirat publike të Mitrovicës.

Peci theksoi se, ndonëse Mitrovica ka pasur në të kaluarën nivel të lartë rrezikshmërie, qyteti deri më tani nuk ka pasur sistem të mbikëqyrjes me kamera sigurie. Ai e cilësoi këtë si një paradoks që po korrigjohet përmes investimeve aktuale.

“Siguria e qytetarëve është në radhë të parë,” u shpreh ai, duke shtuar se institucionet do të jenë çdo ditë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.

Mitrovica pritet të përfshihet gradualisht në një sistem më të gjerë të mbikëqyrjes publike me kamera sigurie./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.