Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se të mërkurën, më 14 tetor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në një pjesë të Mitrovicës së Veriut, në Zveçan dhe në Zherovnicë.
Sipas njoftimit të kompanisë, nga ora 08:00 do të fillojnë punimet për pastrimin e lamelave në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Zubin Potok.
Gjatë realizimit të punimeve, impianti do të ndërpresë përkohësisht operimin, duke ndikuar në furnizimin me ujë të këtyre lokaliteteve.
KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se punimet pritet të zgjasin deri në orët e pasdites, kur parashihet të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/

