KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Danimarka pritet të lejojë përdorimin e “forcës fizike” për të ruajtur rendin në shkolla

Danimarka pritet të lejojë përdorimin e “forcës fizike” për të ruajtur rendin në shkolla

Qeveria daneze ka paraqitur një projektligj, që do t’u lejojë mësimdhënësve të ndërhyjnë fizikisht në disa situata me nxënësit, duke përfshirë rastet kur ata pengojnë rëndë mësimin ose cenojnë psikologjikisht të tjerët.

Sipas Ministrisë daneze të Arsimit, ndërhyrja mund të përdoret edhe kur nxënësi rrezikon veten apo të tjerët, ushtron dhunë fizike ose dëmton pronën. Ajo duhet të jetë masë e fundit, pasi të jenë provuar mundësi të tjera, dhe të jetë proporcionale, sa më e butë dhe sa më e shkurtër.

Projektligji u paraqit më 8 tetor në parlamentin danez. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027. Propozimi ende nuk është miratuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.