KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mister fati i inxhinierit shqiptar pas sulmit ndaj anijes turke në Detin e Zi: Familja kërkon ndihmë

Mister fati i inxhinierit shqiptar pas sulmit ndaj anijes turke në Detin e Zi: Familja kërkon ndihmë

Inxhinieri i dytë me origjinë shqiptare, Erkan Nika, rezulton i zhdukur pas një sulmi ndaj anijes tregtare turke “Aroyat” në ujerat e Detit të Zi pranë portit rus të Novorossiysk.

Anija me 16 anëtarë ekuipazhi pësoi dëme të mëdha dhe zjarr në pjesën e pasme pas një sulmi të dyshuar me dron.

Ndërsa shumica e ekuipazhit u evakuua, emri i inxhinierit shqiptar nuk figuronte mes të shpëtuarve, çka ka shtyrë familjarët e tij të kërkojnë ndihmë publike për gjetjen e tij.

I vëllai, Erizon Nika, ngriti dyshime se ai mund të jetë transportuar në ndonjë spital në Rusi ose mund të ketë mbetur i bllokuar në dhomën e motorëve.

Aktualisht, mjeti detar po rimorkiohet drejt Turqisë ku pritet të kryhet një kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e mbyllura të saj. Përveç dëmeve materiale, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht nëse ka pasur viktima nga ky incident.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.