KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Misajllovsk: Nga 1 janari do të ketë rritje të pagave në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Misajllovsk: Nga 1 janari do të ketë rritje të pagave në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, ka paralajmëruar rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes nga 1 janari, si dhe një zgjidhje afatgjatë për statusin e ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç.

Gjatë ceremonisë në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ai bëri të ditur se propozimi për ushtarët mbi 45 vjeç është shqyrtuar në kolegjiumin qeveritar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Sipas Misajllovskit, ushtarët do të mund të vazhdojnë karrierën deri në pensionim, ndërsa parashihet edhe marrëveshje e re kolektive me sindikatat, pa cenuar të drejtat ekzistuese të punonjësve.

Ministri njoftoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij janë paguar mbi 26 milionë euro për çështje gjyqësore që lidhen me vitet 2019 dhe 2020.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.