KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

U kritikua nga Trump, Zelensky thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet

U kritikua nga Trump, Zelensky thotë se Ukraina ka të drejtë të mbrohet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ai "po mbron vetëm interesat e Ukrainës", pas kritikave të ashpra nga Donald Trump, i cili e quajti "turp" valën e re të sulmeve të Kievit ndaj rafinerive ruse të naftës.

Presidenti amerikan, i cili së fundmi arriti një marrëveshje të diskutueshme me Moskën për importin e naftës, tha gjithashtu se me Zelenskyn është "më e vështirë të merresh vesh sesa me [Presidentin rus Vladimir] Putin", raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky, i cili është indinjuar nga marrëveshja për naftën, tha se nuk mund ta pranojë atë, pasi më pas mund të pasojë një marrëveshje për gazin. "Nëse nuk e kundërshtoj këtë… kush tjetër do ta bëjë?", tha ai gjatë një samiti të BE-së në Bruksel.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Kievit janë përshkallëzuar për shkak të marrëveshjes për naftën dhe kufizimeve të vendosura ndaj rrjetit satelitor që Ukraina përdor në fushën e betejës. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.