KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mirlind Daku përfundon në radarin e gjigantit rus – zbulohen detajet e ofertës

Mirlind Daku përfundon në radarin e gjigantit rus – zbulohen detajet e ofertës

Mirlind Daku mund të jetë protagonist i një prej transferimeve më të bujshme në futbollin rus gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të mediave ruse, CSKA Moska është e gatshme të paguajë 10 milionë euro, shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar.

Megjithatë, marrëveshja nuk është finalizuar ende. Raportohet se klubet nuk kanë arritur ende një akord për transferimin, ndërsa as kushtet personale mes lojtarit dhe CSKA-së nuk janë dakordësuar.

Ndërkohë, agjencia që përfaqëson reprezentuesin e Shqipërisë ka konfirmuar se interesimi për Dakun nuk vjen vetëm nga CSKA Moska.

“Ka disa ekipe të interesuara për Dakun, por në fillim të sezonit ai është i përqendruar te Rubini. Do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i transferimeve”, ka deklaruar agjencia e sulmuesit.

Sipas raportimeve, CSKA Moska është e gatshme t’i ofrojë Dakut një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, në përpjekje për ta bindur të transferohet në kryeqytetin rus.

Daku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazanit dhe konsiderohet sulmuesi kryesor i skuadrës.

28-vjeçari është pjesë e klubit rus që nga vera e vitit 2023, kur u transferua nga Osijeku për 1.2 milionë euro. Ai ka kontratë me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2029.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.