KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mirëmbahen hapësirat publike në disa shkolla të Obiliqit

Mirëmbahen hapësirat publike në disa shkolla të Obiliqit

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se kanë vazhduar angazhimin në mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa shkolla të Komunës së Obiliqit.

Sipas njoftimit, gjatë ditëve të fundit janë realizuar punë të ndryshme, përfshirë pastrimin dhe rregullimin e hapësirave përreth shkollave, mirëmbajtjen dhe renovimin e pjesëve të nevojshme, si dhe kositjen e sipërfaqeve të gjelbra.

Ndërhyrjet janë realizuar në SHFMU “Migjeni” në Sibovc, SHFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq, SHFMU “Pandeli Sotiri” në Plemetin dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Raskov.

Nga NPL “Kastrioti” është bërë e ditur se këto aktivitete synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, të rregullt dhe më të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.