KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” – Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

“Krim i organizuar në sektorin farmaceutik” – Kajtazi pyet opozitën: Pse nuk hulumtoni? (VIDEO)

Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar opozitën për mungesë të angazhimit në trajtimin e problemeve në sektorin shëndetësor, duke ngritur dyshime për keqpërdorime dhe monopole në tregun farmaceutik në Kosovë.

Në një deklaratë në Rubikon të Klan Kosova, Kajtazi tha se rreth 40 për qind e barnave qytetarët detyrohen t'i blejnë vetë, derisa sipas tij opozita hesht ndaj kësaj situate.

Kajtazi ka theksuar edhe mungesën e imunoterapisë për pacientët me sëmundje malinje, duke pyetur pse kjo terapi nuk është e qasshme në Kosovë dhe pse pacientët detyrohen ta sigurojnë vetë.

“Dikund 40 për qind të ilaçeve njerëzit detyrohen me i ble vetë, po ashtu edhe shërbimet shëndetësore me i pagu vetë. A i ka shku mendja naj herë kësaj opozite, përveç këtyre temave që janë të mëdha dhe secili këqyr me marrë hise në diskutimin publik? Me shku bre deri në Onkologji, me i pa ata njerëz që detyrohen me i ble ilaçet vetë? Është protokoll që pacientët aty me u trajtu edhe me imunoterapi. Pse mungon imunoterapia në Kosovë, kur një terapi kushton nga 3 mijë deri në 5 mijë euro, varësisht prej sëmundjes?”, tha Kajtazi.

Gazetari ngriti pikëpyetje edhe për mënyrën e funksionimit të tregut farmaceutik, duke pretenduar se disa barna po  shiten vetëm nga një operator i caktuar.

“Si ka mundësi vetëm një operator, një barnatore pastaj me pas të drejtë me i shitë këto ilaçe? Pse nuk i shesin krejt barnatoret tjera, por vetëm njëra? Ka krim të organizuar këtu. Një terapi që këtu kushton 5 mijë euro në Turqi kushton 400 euro. Si ka mundësi që këta njerëz mos me i pa këto, mos me shku me marrë një terapi të barnave e me çu në Kuvend të Kosovës, e me ia përplasë kryeministrit e ministrit të Shëndetësisë?”, tha Kajtazi. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.