KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Miranda Kerr rikthehet në pasarelë pas gati 10 vitesh – shkëlqen në sfilatën e modës në Paris

Miranda Kerr rikthehet në pasarelë pas gati 10 vitesh – shkëlqen në sfilatën e modës në Paris

Miranda Kerr është rikthyer në pasarelë pas pothuajse dhjetë vitesh mungesë, duke bërë një paraqitje të veçantë në sfilatën e stilistes Stella McCartney, gjatë Javës së Modës në Paris.

Ish-modelja e njohur e Victoria’s Secret u shfaq me një fustan të gjelbër elegant.

Veshja kishte edhe shpatulla të mëdha, gjersa Kerr kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë dhe elegante, me flokët e mbledhura në një gërshet dhe me grim shumë diskret.

Miranda

Në këtë sfilatë nuk ishte e vetmja modele e njohur që u rikthye në pasarelë.

Aty u shfaq edhe Karlie Kloss, e cila sot është nënë e tre fëmijëve dhe vitet e fundit ka marrë pjesë më rrallë në sfilata.

Mes modeleve të rikthyera ishte edhe Amber Valletta, 52 vjeçe, e cila ishte shfaqur për herë të fundit në një pasarelë rreth dy vjet e gjysmë më parë.

Për Miranda Kerr, rikthimi në Paris ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi kishte parakaluar për herë të fundit në qershor të vitit 2017, kur mori pjesë në sfilatën e markës Moschino.

Që nga ajo kohë, nuk ishte shfaqur më në pasarela, duke u përqendruar në projekte të tjera jashtë tyre.

Kjo ishte gjithashtu vetëm hera e tretë që Kerr ka parakaluar për Stella McCartney.

Para kësaj, kishte marrë pjesë në sfilatat e markës në tetor 2011 dhe shtator 2013. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.