KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

A e dini se Dua Lipa ka luajtur në serialin “Familja Moderne”?

A e dini se Dua Lipa ka luajtur në serialin “Familja Moderne”?

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Dua Lipa ishte shfaqur në një prej serialeve më të dashura për publikun shqiptar, “Familja Moderne”.

Plot 22 vjet më parë, artistja shqiptare kishte një rol të vogël në këtë serial humoristik, në një episod të transmetuar më 20 qershor të vitit 2004 në Radio Televizionin e Kosovës.

Asokohe, Dua ishte vetëm tetë vjeçe. Në skenën e xhiruar në Londër, ajo luante rolin e shoqes së Robertit, të cilit, gjatë përshëndetjes, i kujtonte të mos harronte detyrat e shtëpisë.

Ky detaj interesant nga fëmijëria e artistes rikthehet në vëmendje pikërisht tani, pasi gjatë ditës së djeshme, RTK-ja njoftoi se “Familja Moderne” do të rikthehet në ekran përmes ritransmetimit të episodeve në formatin HD, çdo të diel, nga ora 20:05.

Ndërkohë, Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në karrierën e saj muzikore.

Së fundmi, artistja shqiptare mori certifikimin e parë Diamant në karrierën e saj, me hitin “Levitating”, i cili është certifikuar 13 herë me Platin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.