KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

MINTI vazhdon edhe për 30 ditë rregullimin e çmimeve të naftës

MINTI vazhdon edhe për 30 ditë rregullimin e çmimeve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e çmimeve të arsyeshme në treg.

Sipas vendimit, masa është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat tregojnë se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Ministria thekson gjithashtu se ndryshimet në tregjet ndërkombëtare reflektohen më shpejt kur çmimet rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose me vonesë në tregun vendor.

“Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër. Ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftim.

MINTI u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës që të respektojnë çmimet e përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt në treg.

Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit transparent të tregut të derivateve të naftës.

Subjektet që nuk e respektojnë vendimin do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.