KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mesazh urimi nga sekretari amerikan i Shtetit për 28 Nëntorin: SHBA kërkon forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

Mesazh urimi nga sekretari amerikan i Shtetit për 28 Nëntorin: SHBA kërkon forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij, Rubio nënvizon rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve, të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, zhvillimin ekonomik dhe lidhjet mes qytetarëve. Ai thekson se Uashingtoni mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me Tiranën në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Një pjesë të rëndësishme të mesazhit, sekretari amerikan ia kushton luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe karteleve të trafikut të drogës, duke vlerësuar përpjekjet e përbashkëta për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Rubio ndalet edhe te siguria kibernetike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për përballimin e kërcënimeve në këtë fushë dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë, raporton tch.

Në përfundim, kreu i diplomacisë amerikane shpreh gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të thelluar më tej marrëdhëniet me Shqipërinë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet e mia më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një marrëdhënie të fortë të ndërtuar mbi sigurinë kolektive, prosperitetin ekonomik dhe lidhjet midis njerëzve. Ne mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në çështje kyçe të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Partneriteti ynë strategjik me Shqipërinë i bën qytetarët tanë më të begatë dhe më të sigurt, duke përfshirë edhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me kërcënimet që paraqesin grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to. Ne gjithashtu i vlerësojmë përpjekjet tona të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve kibernetike, ndërsa Shqipëria rrit aftësitë e saj të sigurisë kibernetike.

Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, mezi presim të thellojmë të gjitha aspektet e marrëdhënies sonë të dobishme reciprokisht”, shprehet ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.