Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën "Gemelli" në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit. Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, e cila ka shprehur mirënjohejn e qeverisë shqiptare ndaj profesorit Stanislao Rizzo, i cili kreu ndërhyrjen.
“Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.
Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.
Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.
Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”, shkruan Spahiu, e cila e thotë se ky lajm i mirë vjen pas atij të kalimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe projektbuxhetit që për herë të parë në histori kalon pragun e 10 miliardë eurove.

