KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Shkencëtarët, duke përdorur një teleskop në Kili, kanë identifikuar një objekt të akullt që orbiton përtej Plutonit, i cili mund t'i bashkohet listës së kufizuar të planeteve xhuxh në sistemin tonë diellor, transmeton Klankosova.tv

Sipas Reuters, studiuesit bënë të ditur se ky objekt, i quajtur 2026 ED138, ka një diametër të vlerësuar midis 600 dhe 1.500 kilometrash dhe orbiton rreth 46 herë më larg nga Dielli sesa Toka.

Për krahasim, Plutoni orbiton mesatarisht rreth 40 herë më larg nga Dielli sesa Toka.

Objekti u zbulua përmes Observatorit të ri "Vera C. Rubin", i vendosur në majën e malit "Cerro Pachón" në Kilin qendror.

Teleskopi është një nismë e përbashkët e Fondacionit Kombëtar të Shkencës të SHBA-së dhe Departamentit të Energjisë së SHBA-së.

Nevojiten vëzhgime të mëtejshme për të konfirmuar nëse ky objekt është vërtet një planet "xhuxh.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.