KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ministria e Kulturës: Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë bëhet bibliotekë universitare

Ministria e Kulturës: Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë bëhet bibliotekë universitare

Qeveria e RMV-së, me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë dhe shndërrimin e saj në Bibliotekën Universitare “Koço Racin” – Tetovë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

“Vendimi përbën hap të rëndësishëm për Tetovën si qendër universitare dhe kontribut të çmuar në avancimin e arsimit të lartë, shkencës dhe shërbimeve të bibliotekës.

Si institucion nacional në fushën e kulturës, Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë ka rol të rëndësishëm në përmbushjen e nevojave kulturore, informative dhe arsimore të qytetarëve të Tetovës dhe të rajonit të Pollogut.

Me zgjerimin e veprimtarisë, biblioteka do t’u sigurojë studentëve, profesorëve dhe studiuesve qasje më të gjerë në fondet dhe shërbimet e saj.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit vazhdon të punojë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e veprimtarisë së bibliotekës, duke njohur rëndësinë e bibliotekave si qendra të dijes, arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit kulturor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.