Grupi i Punës për Reformën e Legjislacionit Zgjedhor mbajti sot seancën e tij të tetë, në të cilën u shqyrtuan çështjet e mbetura të hapura në lidhje me përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Zgjedhor, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
“Me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë, në seancë morën pjesë përfaqësues të institucioneve që kishin paraqitur më parë propozime, mendime dhe rekomandime në kuadër të procesit të përgatitjes së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për të cilat kërkoheshin sqarime shtesë. Për të siguruar një debat më të plotë dhe të argumentuar, institucionet patën mundësinë të paraqisnin propozimet e tyre dhe të jepnin shpjegime shtesë mbi çështjet që ishin objekt shqyrtimi menjëherë para anëtarëve të Grupit të Punës.
Zgjidhjet e harmonizuara që në javën e ardhshme do të inkorporohen në tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, i cili do t’u dërgohet anëtarëve të Grupit Punues për njohuri shtesë dhe komente të mundshme”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/
