KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministri Nufi: Nisëm kontingjentin e helikopterëve në Kosovë

Ministri Nufi: Nisëm kontingjentin e helikopterëve në Kosovë

Nga Baza Ajrore në Farkë të Tiranës, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, njoftoi për nisjen e kontingjentit të parë të helikopterëve nga Shqipëria për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Nufi tha se pjesëmarrja e 13 efektivëve të Forcave të Armatosura shqiptare është dëshmi e profesionalizmit të ushtarakëve shqiptarë dhe të përgjegjësive që vendi ynë përmbush si aleat i përkushtuar i NATO-s, raporton Klankosova.tv.

“Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, u shpreh ministri Nufi. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.