Anëtari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani ka bërë të ditur se situata ende nuk është stabilizuar dhe se ndërhyrja nga qendra e shpëtimit nuk ka filluar plotësisht.
Sipas tij, ekipet e shpëtimit janë në pritje të urdhrit për të ndërhyrë dhe për t’u ardhur në ndihmë minatorëve me mjete rrethanore.
“Me një telefon me bateri po komunikojmë me 18 minatorët dhe jemi në pritje të udhëzimeve,” është shprehur Osmani, duke theksuar se kontakti me minatorët po mbahet vazhdimisht ndërsa situata mbetet e paqartë.
Siç tha Osmani, autoritetet dhe ekipet e shpëtimit pritet të veprojnë sapo të jepen urdhrat përkatës për ndërhyrje në terren. /Telegrafi/