KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milot Avdyli optimist para Izraelit: Synojmë tri pikët në “Fadil Vokrri”

Milot Avdyli optimist para Izraelit: Synojmë tri pikët në “Fadil Vokrri”

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë, ndërsa futbollistët besojnë se janë përgatitur siç duhet për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.

Pas stërvitjes së sotme, Milot Avdyli ka shprehur optimizmin e tij për ndeshjen ndaj Izraelit, duke theksuar se përgatitjet kanë shkuar mirë dhe se skuadra është fokusuar edhe në aspektin taktik, shkruan Indeksonline

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Besoj se jemi përgatitur mjaft mirë. Sot kemi stërvitur më shumë taktikisht dhe besojmë se do të dalim me rezultat pozitiv”, deklaroi Avdyli.

Futbollisti i Kosovës theksoi se fakti që ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” është një motiv shtesë për Dardanët.

“Duke marrë parasysh se do të luajmë në stadiumin tonë, ‘Fadil Vokrri’, do të jemi edhe më të motivuar dhe synojmë të dalim me tri pikë”, u shpreh ai.

Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën, nga ora 15:00, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë ndaj Irlandës, në kuadër të UEFA Nations League./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.