Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Finlandës, Ligën C të Ligës së Kombeve, ka folur trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, i cili u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Çfarë do të sjell nesër kjo skuadër për tifozët, a do të kemi në fund ekipin që shënon gola?
Në fakt shpresojmë. Shpresojë unë, shpreson stafi teknik po ashtu gjithë skuadra dhe tifozët.l Fakti që do të jenë kaq shumë tifozë, do të thotë se ata besojnë te ne.
Kam vën re te ekipi im një dëshirë shumë të madhe për të vazhduar dhe mbajtur këto vlera. Unë e kam jetuar edhe me ata dëshirën për të fituar dhe vullentin e mirë. Në fund të fundit ne përfaqësojmë diçka shumë të madhe që është kombi.
Deklarata nga kampi i Finlandës që kanë ardhur këtu për vendin e parë dhe 3 pikët?
Ne duhet të jemi të foksuar në atë çka duhet të bëjmë neve dhe jo atë çka thonë të tjerët. Çdo trajner do të thotë të njëjtën gjë dhe unë jam i bindur në atë aspekt. Jam i bindur te ekipi im, sikurse te puna jonë.
Është e rëndësishëm që këtë gjë të transmetojmë edhe te mënyra se si do të futemi në fushë. Sikurse stadiumit do të jetë i plotë, stimul akoma më tepër për ne.
Deklarata e kapitenit Gjimshiti, pas ndeshjes me San Marinon, ku lojtarët synojnë lavdinë personale?
Në fakt e kemi kuptuar direkt pas ndeshjes me San Marinon. Sinjali është marr direkt nga skuadra. Ekipi e ndjen përgjegjësinë, e jetonë, ndoshta edhe gabimet që mund të bëhen, apo përmirësimi.
Strategjia kundër Finlandës?
Ne do të futemi në fushë për të shënuar dhe për mos të pësuar gol mbi të gjitha. Ndeshja me San Marinon e ka vën pak në dyshim atë proces që ne po punojmë.
Në Finlandë, sfidën e parë, mund të kishim shënuar më shumë dhe ta kishim mbyllur. Por u vendos edhe nga moment specifike që ndryshuan rrjedhën. Jemi koshient dhe të ndërgjegjshëm në atë që ne duam të demostrojmë edhe ditën e nesërme.
Ndonjë tipare apo karakteristikë që do të doje të injektoje në fushën e blertë?
Është një dëshirë për të qenë të vendosur dhe besoj se populli shqiptar këtë e ka karakteristikë, këtë dua ta përçojë te skuadra. Ndjenja e përgjegjësisë është një element që duhet injektuar dhe e kemi në fakt.
Vizita në ndeshje të Superiores, çfarë keni vënë re?
Jam duke tentuar të njoh edhe lojtarët e këtij kampionati. Duket qenë se është edhe një nga detyrat e trajnerit të Kombëtares, pra të njoh edhe mënyrën se si funksionon futbolli në vendin ku ai drejton edhe Kombëtaren.
Kam dashur të kuptoj e vlerësoj vlerat futbollistike. E bëjë me kënaqësi këtë gjë dhe mendoj se është zgjedhja e drejtë të bëjë tekniku i Kombëtares. Në një farë mënyrë, është një mnëyre e imja për të respektuar edhe puna që po bëjnë edhe në kampionatin ku luajnë lojarët që mund të jenë edhe pjesë e Kombëtares.
Këshillë për të mbajtur moralin lart, përveç taktikave?
Mendoj se elementi më kryesor është që lojtarët të jenë të motivuar në momentin që ti ke një stadiumi të mbushur plotë, i cili të shtyn, të motivon dhe beson tek ti.
Për secilin nga lojtarët duhet të jetë diçka shumë specifike, që ata të dalin nga fusha me ndjesinë që knë dhënën gjithçka në fushë. Rezultati nuk i dihet, por në momentin që ti i ke bërë të gjitha këto, përqindja për të marrë rezultatin e dëshiruar në një ndeshje rritet shumë.

