KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milani po monitoron yllin e Atletico Madridit, zbehen shpresat për Lewandowskin

Milani po monitoron yllin e Atletico Madridit, zbehen shpresat për Lewandowskin

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Milani ka zhvendosur fokusin në afatin kalimtar drejt sulmuesit të Atletico Madridit, Alexander Sorloth, në përpjekjet për të përforcuar repartin ofensiv gjatë verës.

Pavarësisht se nuk është titullar i rregullt, sulmuesi norvegjez ka qenë një element vendimtar për skuadrën e Diego Simeones këtë sezon, duke shënuar 17 gola në të gjitha kompeticionet.

Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Rossonerët kanë shfaqur interes edhe për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, por klauzola e tij prej 80 milionë eurosh e bën këtë mjaft të vështirë për t’u realizuar.

Ndërkohë, Robert Lewandowski ka qenë gjithashtu në radarin e Milanit së fundmi, me kontratën e tij te Barcelona që skadon në verë.

Megjithatë, paga e lartë e sulmuesit polak nuk përputhet me strukturën financiare të klubit italian, duke e komplikuar ndjeshëm këtë opsion.

Në listën e objektivave të mundshëm për Milanin përmenden gjithashtu Nicolas Jackson i Chelseat (i huazuar te Bayern Munich) dhe Nicolo Tresoldi i Club Brugge, si alternativa të tjera për repartin ofensiv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.