KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

MIlani bie edhe ndaj Sassuolos

MIlani bie edhe ndaj Sassuolos

Sassuolo ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit me rezultat 2-0, në një ndeshje ku gjithçka u komplikua herët për kuqezinjtë pas kartonit të kuq të Fikayo Tomorit.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje, ndërsa vendasit e gjetën shpejt golin. Në minutën e 5-të, Domenico Berardi realizoi për 1-0, pas një asistimi nga Armand Laurienté.

Milani mbeti me një lojtar më pak në minutën e 24-të, kur Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke e vështirësuar ndjeshëm kthimin në lojë.

telegrafi.com

Edhe Sassuolo pati goditje, pasi Jay Idzes u detyrua të largohej i lënduar në minutën e 40-të, duke u zëvendësuar me Woyo Coulibaly. Ndërkohë, vendasit vazhduan të menaxhojnë mirë epërsinë deri në pushim.

Në fillim të pjesës së dytë erdhi edhe goli i sigurisë. Armand Laurienté shënoi për 2-0 në minutën e 47-të, me një goditje të fuqishme nga brenda zonës, pas asistimit të Kristian Thorstvedt.

Pas kësaj humbjeje, Milani mbetet në vendin e tretë me 67 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.