KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mikel Arteta në pritje, vetëm 10 milionë euro e ndajnë Arsenalin nga transferimi i bujshëm

Mikel Arteta në pritje, vetëm 10 milionë euro e ndajnë Arsenalin nga transferimi i bujshëm

Arsenali vazhdon ta ketë prioritet transferimin e Bruno Guimaraes, por oferta aktuale e klubit londinez është ende të paktën 10 milionë funte më e ulët se vlerësimi që Newcastle United i ka bërë mesfushorit brazilian.

Sipas raportimeve, ndryshe nga rastet e Anthony Gordon dhe Sandro Tonalit, ku Barcelona dhe Tottenhami pranuan të paguanin shumat e kërkuara nga Newcastle, “Magpies” nuk ndihen nën presion për ta shitur Guimaraesin dhe nuk kanë arsye të nxitojnë drejt një marrëveshjeje.

Për këtë arsye, Arsenali do të duhet të përmirësojë ofertën nëse dëshiron që negociatat të avancojnë.

Raporti shton se vetë Guimaraes e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Arsenalit, pasi synon të luftojë për trofetë e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Newcastle nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. Drejtuesit e klubit presin rikthimin e brazilianit në skuadër dhe do të vlerësojnë qëndrimin e tij përpara se të vendosin për të ardhmen e mesfushorit.

Nëse Arsenali dëshiron ta bindë Newcastle United të ulet në tavolinën e negociatave, pritet të jetë i detyruar të rrisë ofertën financiare në ditët në vijim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.