KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Mihrije Braha dhe Naim Abazi do të bëhen gjyshër për herë të parë

Mihrije Braha dhe Naim Abazi do të bëhen gjyshër për herë të parë

Çifti i njohur i estradës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, së shpejti do të përjetojnë një nga emocionet më të veçanta familjare, pasi do të bëhen gjyshër për herë të parë.

Nusja e tyre, Tringa, është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të mirëpresë fëmijën e saj të parë.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Tringa përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Foto: Tringa Berisha/Instagram

Ajo ka publikuar një fotografi ku vërehet qartë barku i rrumbullakosur, ndërsa krahas imazhit ka shkruar: “Vajzë apo djalë”.

Edhe pse nuk ka preferuar ta zbulojë ende gjininë e foshnjës, publikimi i fotografive ka konfirmuar lajmin e bukur dhe ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve.

Foto: Tringa Berisha/Instagram

Shtatzënia vjen vetëm pak muaj pasi Tringa dhe partneri i saj, Platori, i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre pas një fejese disa-vjeçare.

Për Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, ardhja e foshnjës do të jetë një moment veçanërisht emocionues, pasi ata do të bëhen për herë të parë gjyshër.

Ndërkohë, fansat e familjes së njohur pritet të presin me interes për të mësuar nëse çifti do të mirëpresë një vajzë apo një djalë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.