Anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka një të ardhme të madhe, ashtu siç ka edhe një të kaluar të madhe.
Hoxhaj është pyetur nëse do të kandidojë për ta udhëhequr PDK-në. Në përgjigjen e tij, ai foli për të kaluarën dhe të ardhmen e partisë, duke thënë se ajo duhet ta rigjejë veten.
“PDK-ja ka të ardhme të madhe sa ka të kaluar të madhe. E kaluara e PDK-së është aq e lavdishme, saqë kudo dhe çfarëdo që ka ndodhur në këtë vend lidhet me sakrificën dhe angazhimin e PDK-së, por edhe të strukturave”, deklaroi Hoxhaj.
Ai tha se shumë parti tradicionale kanë ditur ta rigjejnë veten dhe se PDK-ja duhet ta bëjë këtë për shkak të Kosovës.
Burimi: zeri.info ↗

