KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Miftaraj për ministrat: “Munden me derdh lot krokodili, por s’mund të ikin nga turpi që do t’i përcjellë

Miftaraj për ministrat: “Munden me derdh lot krokodili, por s’mund të ikin nga turpi që do t’i përcjellë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët nuk dhanë dorëheqje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Ai tha se ata mund të derdhin lot krokodili, por jo t’iu shmangen përgjegjësisë institucionale.

“Ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Xhelal Sveçla munden me derdh lot krokodili, me aktru para dy milionë shtetasve te Kosoves, t'i akuzojnë dhe mallkojne të tjerët për të mbuluar dështimet e veta dhe të përpiqen t'i shmangen përgjegjësisë institucionale… Munden me kerku përgjegjësi nga të gjithë, përveç vetes.

Mund të përdorin çdo arsyetim politik për të shmangur llogaridhënien dhe ndjenjen e fajit per jeten e humbur te Arlindes. Por ka diçka prej së cilës nuk mund të ikin: nga përgjegjësia institucionale, pergjegjesia morale, nga mungesa e empatisë dhe nga turpi që do t'i përcjellë sa herë të kujtohen jetët e grave që shteti qe ata e udheheqin vret gratë” – tha ai.

Miftaraj shtoi se kur je në krye të shtetit, nuk mund të sillesh njëkohësisht si pushtet dhe si opozitë ndaj dështimeve të institucioneve që drejton.

Ai kishte një kërkesë për ta: “Të paktën para dhimbjes së familjeve që kanë humbur më të dashurat e tyre, tregoni pak dinjitet, empati dhe përgjegjësi dhe doreheqja ne keto raste nuk ka alternative”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.