KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune

Microsoft planifikon të njoftojë së shpejti shkurtime të vendeve të punës në përpjekje për të ulur kostot.

Edhe pse shkurtimet parashikohet të jenë më pak se 2,5% e fuqisë punëtore prej 220.000 punonjësish të kompanisë, ato pritet të prekin mijëra punonjës në sektorët e shitjeve, konsulencës dhe divizionit të lojërave Xbox.

Persona të njohur me çështjen thanë për Business Insider se kompania planifikon t’i njoftojë shkurtimet javën e ardhshme, megjithëse koha e saktë mund të ndryshojë.

Disa prej punonjësve të prekur do të marrin menjëherë oferta për role të reja.

Kjo lëvizje do të shënojë raundin e tretë të madh të shkurtimeve brenda pak më shumë se një viti, pasi Microsoft shkurtoi 6.000 vende pune në maj të vitit të kaluar dhe edhe 9.000 të tjera apo rreth 4% e fuqisë punëtore në muajin korrik. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.