KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Radev tha se në Maqedoni jetojnë mbi 200 mijë bullgarë, mirëpo paskan votuar vetëm 250

Mickoski: Radev tha se në Maqedoni jetojnë mbi 200 mijë bullgarë, mirëpo paskan votuar vetëm 250

Vetëm 250 bullgarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur për të votuar në zgjedhjet parlamentare që mbahen sot në Bullgari.

Kryeministri Hristijan Mickoski ironizon me daljen e ulët të bullgarëve, duke shtuar se edhe pse Rumen Radev pohonte se në vendin tonë jetojnë mbi 200 mijë bullgarë, në zgjedhje kanë dalë vetëm 250.

“Pres që qytetarët bullgar të cilët votojnë në Bullgari do të zgjedhin kryeministër i cili do të jetë i orientuar qartë drejt Evropës, për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore dhe në vend të çështjeve bilaterale do të përkushtohet në vlerat e vërteta themelore evropiane të definuara nga Adenauer, Shuman dhe De Gasper dhe si shtet i Bashkimit Evropian do të jetë promovues i kritereve të Kopenhagës e jo të kontesteve bilaterale për të cilat tani duhet të përgjigjen e që burojnë nga mesjeta”, deklaroi Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.