KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia

Mickoski: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve në Kuvend, theksoi se në Ligjin për përfaqësim të drejtë, përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia, dhe për këtë arsye pret mbështetje nga të gjithë deputetët.

Ai gjithashtu tha se shteti ndërtohet kur mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa në lidhje me provimin e jurisprudencës, ai tha se të gjithë kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare, por dikush po përpiqet të krijojë konflikt etnik aty ku nuk ekziston, duke dhënë kështu një shembull të keq.

“Lidhur me provimin e jurisprudencës, nëse e keni lexuar ligjin, do të lexoni aty se provimi nuk rregullohet me ligj se në cilën gjuhë do të jepet, por atë e rregullon ministri, sa ministra drejtësie ishin nga koalicioni që ju mbështesni, pse nuk e rregulluan? Sepse jeni hipokritë, sepse jeni patriotë nga Ali Express kur jeni në opozitë, dhe në qeveri promovoni eko-axhenda të gjelbra, në opozitë doni të krijoni konflikt etnik aty ku nuk ka”, tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.