KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: Hapen rrugët për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”

Mexhiti: Hapen rrugët për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit, duke hequr pengesën e fundit administrative për realizimin e fazës së tretë të projektit.

Sipas Mexhitit, me këtë vendim krijohen të gjitha kushtet për hapjen e procedurës së tenderimit dhe fillimin e punimeve për kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup.

“Me vendimin e Qeverisë hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit ‘Skënderbeu’. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt të nisë tenderimi dhe punimet për kompletimin e këtij projekti të rëndësishëm,” deklaroi Mexhiti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.