KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mexhiti: Brenda një muaji mund të konkretizohet çështja e shkrirjes së VLEN-it në parti

Mexhiti: Brenda një muaji mund të konkretizohet çështja e shkrirjes së VLEN-it në parti

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, nga koalicioni VLEN, tha se brenda një muaji mund të ketë diçka konkrete për zyrtarizimin e VLEN-it në një parti të vetme.

Ai tha se janë afër një vendimi të këtillë, mirëpo procesi po vijon qetë pasi edhe në formë koalicioni kanë mirëkuptim ndërmjet partnerëve politikë.

“Mendoj që nuk jemi larg për të kaluar në këtë nivel, që VLEN-i të jetë një subjekt i vetëm. Ka disa opsione, pra ka konstruktive, kreative, është propozimi për rotacion, është propozimi me bashkëkryetarë, propozimi një anëtar një votë dhe propozime të tjera. Jemi duke i shqyrtuar, në këtë periudhë në mënyrë intenzive jam optimist që së shpeti do ta rrumbullakojmë këtë, pa prejudikuar se cili do të jetë lideri apo liderët. Për shkak se më e rëndësishme është ideja, subjekti se sa individi.. S’kemi vendos afat se edhe kështu si funksionon është i suksesshëm, mirëpo për shkak të kërkesave, analizave po punojmë drejt shkrirjes, jam optimist besoj se brenda një muaji edhe mund të kemi diçka më konkrete”, tha Mexhiti.

Kujtojmë se ideja për unifikimin e VLEN-it në një parti u përfol për disa muaj radhazi, mirpo nga VLEN thanë se pas zgjedhjeve lokale kjo çështje do të konkretizohet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.